Spahiu prezanton Artan Zenelin në krye të Gjykatës së Tiranës
Autori i Lajmit: red.
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu ka bërë dje prezantimin e kryetarit të ri të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Spahiu ka prezantuar Artan Zenelin dje në Krye të kësaj gjykate. Ceremonia e prezantimit është zhvilluar dje në Gjykatën e Tiranës. Kandidatura e Zenelit, shkaktoi debate në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Emërimi i gjyqtarit Artan Zeneli në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka sjellë mjaft debate të ashpra mes Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) dhe Ministrisë së Drejtësisë, më konkretisht nga ministri, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit e ka konsideruar farsë procesin pasi sipas tij është shkelur ligji për emërimin e gjyqtarëve. Artan Zeneli është zgjedhur tashmë kreu i kësaj gjykate por kjo është kundërshtuar nga ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeaj duke lëshuar një sërë akuzash të forta. Menjëherë pas mbledhjes, Alibeaj ka dalë në një konferencë shtypi përmes së cilës e ka konsideruar farsë procesin për zgjedhjen e kreut të gjykatës së Tiranës. Ai tha se ky vendim ishte i paramenduar dhe se është shkelur ligji për emërimin e gjyqtarëve. Alibeaj theksoi se Artan Zeneli është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Tiranës vetëm një javë më parë, ndërsa sipas ligjit duhet të ketë të paktën 4 vjet eksperiencë.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2009