E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i Nora Istrefit, tallet me vdekjen e Majkëll Xheksonit

Autori i Lajmit: red.
Nora Istrefi rrezikon të humbë shumë fansa. Një shaka (pa kripë) në Facebook mund t i kushtojë këngëtares një urrejtje nga publiku, për shkak se është tallur me vdekjen e mbretit të pop-it, Majkëll Xhekson. Ajo ka modifikuar një lajmërim vdekjeje të zakonshëm, ku mbi të ka vendosur foton e legjendës botërore të muzikës, ndërsa ka shkruar (shihni foton): Njoftohen të gjithë miqtë dhe dashamirët, se sot me datën 25.06.2009, në orët e mëngjesit në moshën 50 vjeçare ndërroi jetë: MAJKËLL (SHAQIR) GJEKSONI (1959 – 2009). Ceremonia e varrimit si dhe falja e xhenazes bëhet nesër në orën 12 në xhamin e Hollyëood Pashës. Nisja e xhenazes bëhet nga rruga e shtrume me kocka. Varrimi bëhet edhe 15 n 12. Të pikëlluarit: Bashkëshortja Emine Gjeksoni. Djemt: Sabria, Velia, Samia, Baftia. Bijat: Hatigjia, Sanija, Kifajeti, Magbulja. Si dhe gjithë farefisi Gjekson. Sid he kolegt pixi & spY.d0xi”.
Ky është teksti origjinal me të cilin Nora Istrefi është munduar që të bëjë shaka me miqtë, por siç duket këngëtarja nuk ka dëgjuar që minimalisht 12 fansa të Majkëll Xheksonit kanë bërë vetëvrasje…
Ky lajm është publikuar: 11/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›