E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, sot dita e fundit e regjistrimeve

Sot është afati i fundit i rregjistrimit për të gjithë ata studentë që kanë fitur në fazën e dytë. Të gjithë ata kandidatë të cilët nuk rregjistrohen deri në orën 16'00 të ditë së sotme humbasin përfundimisht të drejtën për të vijuar studimet e larta. Regjistrimet e nxënësve janë duke u kyer pranë sekretarive përkatëse mësimore të cilat kryejnë rregjistrimet e kandidatëvë që janë shpallur fitues në një preferencë më të lartë duke kryer rregjistrimin e kandidatëve të rinj. Pas përfundimit të kësaj faze të gjitha të dhënat shkojnë në zyrën e agjensisë së pranimit në institucioneve të arsimit të lartë e cila do të bëjë përpunimin përfundimtar të listave dhe pas dy ditësh pritet që së bashku më Ministrinë e Arsimit të vendosë nëse do të këtë ose jo formularë A3.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›