E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet sot faza e fundit e regjistrimeve



Sot nis faza e trete dhe perfundimtare e regjistrimit te studenteve fitues per vendet vakante ne universitetet publike. Sipas rregullores ky raund regjistrimesh do te funksionoje per dy dite dhe kandidatet per studente duhet te kryejne regjistrimin brenda datave te percaktuara pasi humbasin te drejten e regjistrimit. Per studentet kandidate nga trojet shqiptare jashte kufijve udhezimi percakton se listat e tyre dergohen nga Drejtoria e Arsimit te Larte dhe Kerkimit Shkencor ne MASH ne institucionet publike te Arsimit te Larte.

Kandidatet
Kandidatet qe ne listat e ndermjetme jane shpallur fitues ne nje program studimi te nje preference te tyre me te larte se ai i regjistrimit paraprak do te cregjistrohen nga sekretarite mesimore nga programi i studimit ku ishin regjistruar me pare - thuhet ne udhezim. Sipas tij keta studente duhet te terheqin dosjen individuale me dokumentet e cilesuara ne piken 7.2 te udhezimit nga sekretarite mesimore ku jane cregjistruar ne menyre qe me pas te regjistrohen ne programin e studimit ne te cilin jane shpallur fitues me listat e fazes se trete. Kandidatet te cilet rezultojne fitues ne te njejtin program studimi nuk eshte e nevojshme te regjistrohen. Edhe ne kete faze studentet e shpallur per here te pare fitues qe nuk kryejne regjistrimin do te skualifikohen automatikisht parashikohet ne udhezim.

Studimet
Faza perfundimtare e regjistrimit do te zhvillohet me 7 tetor dhe do te zgjase vetem tri dite dy dite me pak krahasuar me dy fazat e meparshme. Viti i ri akademik do te nise me 11 tetor. Te 12 universitetet publike po vazhdojne pergatitjet per te pritur rreth 150 mije studente nderkohe qe mbi 20 mije te rinj te tjere do te studiojne ne rreth 37 universitete private. Kete vit akademik ne Arsimin e Larte Publik do te vazhdojne studimet e larta ne ciklin e pare 11 me shume studente se nje vit me pare. Qeveria ka miratuar rreth 23 500 kuota pranimi per studentet e rinj.

Cregjistrimet
Fituesit perfundimtare do te cregjistrohen nga vete sekretarite mesimore nga programi i studimit ku ishin regjistruar me pare nderkohe qe vete fituesit duhet te terheqin dosjen individuale prane fakulteteve perkatese dhe te riregjistrohen ne programin e studimit ne te cilin jane shpallur fitues me listat perfundimtare. Sekretarite mesimore te fakulteteve ne datat 7 8 9 tetor 2010 do te qendrojne te hapura prej ores 0800 deri ne 1800.

Dokumentet
Dokumentet e nevojshme jane deftese pjekurie ne mungese te origjinalit vertetim me liste notash me fotografi ose dokument me fotografi i leshuar nga Arkivi i Shtetit me notat perkatese te nenshkruara nga drejtori i shkolles dhe nga drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale Zyres Arsimore. Dokument identifikimi leternjoftim pasaporte dhe fotokopje te tij. Ne dosje mbahet vetem fotokopja e dokumentit te identifikimit 2 fotografi si edhe mandatarketimi i tarifes se regjistrimit prej 1550 lekesh paguar ne nje nga bankat e nivelit te dyte. Sekretaria mesimore pajis kandidatin qe ben regjistrimin paraprak me nje flete regjistrimi paraprak ku shenohet numri i regjistrimit emri i kandidatit si edhe data dhe ora e regjistrimit. Fleteregjistrimi paraprak duhet te jete i nenshkruar nga dekani dhe kryesekretarja mesimore e fakultetit dhe i vulosur - percakton udhezimi.

7 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›