E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse i ka humbur busulla opozites

Mandati i dyte i mazhorances qeverisese eshte nje dhurate qe opozita ia ka bere ketij krahu politik. Me shume gabime dhe me shume me teper korrupsion nga cmund te mendohej mazhoranca vazhdon te qeverise e pashqetesuar nga politika aktuale. Nuk ka vend ne bote ku opozita te mos perdore te gjitha defektet dhe jo me gafat dhe dukjen dekadente te qeverise per ta larguar nga qeverisja forcen politike ne pushtet. Nen kete kendveshtrim asnje levizje e opozites nuk eshte pa baza dhe e paorientuar drejt pushtetit. Por ne Shqiperi cdo gje dhe opozita nuk ben aspak perjashtim ka nje pamje te kithet duke i bere pothuaj te pakuptueshme levizjet politike ne vend. Shumica e opinioneve me te cilat jam plotesisht dakord jane ne nje mendje se qeverisja aktuale shton ditet fale mungeses se opozites. Po pse ndodh keshtu Cka ngjare me opoziten shqiptare qe dhe pse nuk ka dite te mos jete e pranishme ne media eshte pothuaj inekzistente ne levizjet politike

Ka disa arsye qe e kane bere opoziten ta humbase busullen e saj.

Se pari opozita vazhdon te mos beje analizat e humbjeve te veta. Ne 20 vite tranzicion mund te thuhet se krahu me i rendesishem i opozites aktuale Partia Socialiste nuk eshte ndalur te rishikoje problemet qe ka pasur shkaqet qe kane sjelle humbje. Dhe levizja per katarsis i ngjau me shume nje show publik qe e demtoi partine se sa shpjegoi shkaqet e verteta te levizjeve boshe ne politiken e kesaj partie.

Se dyti ndarjet ne Partine Socialiste ne te vjeter dhe te rinj kane sjelle me shume se nje percarje. Nisur ndoshta qe nga z. Nano si levizje per te lene pas perdes individe te perfolur ne publik si te korruptuar tendenca per te larguar te vjeterit u kthye ne mision. Keshtu lideri aktual i la jo pas perdes por pas deres individet qe kane kontribuar me vite ne Partine Socialiste. Mund te mendohet se keta njerez e demtojne imazhin e paster te partise. Nuk besoj se eshte kjo arsyeja. Ne thelbin e vet largimi i figurave te vjetra te partise ka te beje me strategjite personale te liderit i cili kerkon te kete ne krah ne parti njerez qe i binden dhe qe kane stature politike diletante. Kjo eshte e kuptueshme. Por baza e partise dhe elektorati i majte ne pergjithesi jane mesuar dhe sigurisht kane besuar te te vjetrit pasi prej vitesh i kane pare ne balle te situatave te renda ne vend. Nje parti ku te vjetrit dhe te rinjte do te jene bashke vetem atehere ajo e ka te hapur rrugen drejt pushtetit.

Se treti natyrisht qe nje parti e ka te domosdoshme perthithjen e individeve te rinj brenda strukturave drejtuese te saj. Kjo politike e mban gjalle nje parti dhe e shtyn drejt levizjeve te reja. Por duke mos analizuar shkaqet e disfatave Partia Socialiste nuk ka arritur te ndertoje dhe disa standarde per perthithjen e individeve te rinj. Duket se jashtmi se kjo perthithje ka vetem nje kriter pasurine Mjafton te jesh i pasur dhe te kesh biznes e rruget i ke te hapura per te qene aty ku deshiron. Ne partite moderne biznesi i rri ne mbeshtetje politikes por nuk mund te zere dot vendin e saj sidomos ne nje parti te majte.

Se katerti Partia Socialiste por edhe partite e tjera ne Shqiperi nuk ka menduar dhe punuar per liderin pasardhes. Lideri aktual ne politiken shqiptare synon te jete i vetem pa konkurrente dhe pa pasardhes duke deshmuar per te qindten here mentalitetin bajraktar te drejtimit.

Se pesti taktikat e Partise Socialiste kane treguar se kesaj partie i mungon strategjia ne levizjet taktike. Askush nuk e mori vesh pse gjithe ajo energji e shpenzuar ne protesta dhe greve urie shkoi gati dem. Cfare qellimi u realizua Apo cili qe qellimi per te cilin u ngrit me kembe nje popull i tere Kjo do te thote te jesh spontan e te mos dish te ndertosh strategji politike. Por kjo levizje boshe e cila kam bindjen se nuk eshte analizuar ne kete parti serish ka bere dem pasi masat e gjera te cilat e perkrahen Partine Socialiste tashme nen luften mediatike te akuzave dhe kunderakuzave jane tkurrur. Fjalia Pse te ngrihem ne proteste per te mbrojtur milionat e ketyre tashme ndjehet perdite ne tavolina kafesh e biseda familjare.

Levizjet e tjera te politikes ne tavoline sikunder eshte shitblerja e deputeteve per te ndryshuar numrat asnjehere nuk ka per te dhene rezultat. Politika ka treguar se levizje te kesaj natyre jane levizje banale kulisash qe perfundojne me zhvleresime politike. Teza e njohur Nje humbem nje duhet te fitojme eshte e qendrueshme per te gjithe krahet ne politike. Po keshtu daljet publike per denoncime te aferave korruptive e kane zhvleresuar forcen me te cilen duhet te godiste opozita ne te tilla raste.

Se fundmi qe opozita e ka humbur busullen kjo duket dhe ne luften mediatike. Qellimi i opozites ne gjetjen dhe berjen publike te aferave korruptive eshte padyshim pjese e luftes se saj politike. Por cfare po fiton opozita ne kete mes Njolla per veten e saj pasi kundershtari ka gjetur pikat e dobeta po te kesaj natyre per ta rikthyer topin drejt opozites. Nese deklaron cdo dite se x minister e ka kaq milion ne afera korruptive dhe nuk ndodh asnje levizje politike atehere ke humbur besimin ne forcen tende. Nuk kam pare ndonje levizje te kesaj force politike drejt prokurorise. Si ka mundesi qe opozita nuk tenton largimin e zj. Ina Rama nga prokuroria kur kjo e fundit i ben fresk korrupsionit Mendimi te shkon ne interesat e vecanta te individeve qe mund te preken. Por edhe me tej.

Lideri i opozites eshte ne nje fare menyre ne pushtet duke qene kryetari i bashkise se kryeqytetit. Si i tille e ka te veshtire te mendoje se partia qe ai drejton ka objektiv te vije ne pushtet. Duke qene ne pushtet ai njekohesisht nuk mund te clirohet nga metodat me te cilat vepron nje pushtet qe e ka damken i korruptuar prandaj dhe ka nevoje per te degjuar zerin e bazes dhe te njerezve qe presin nga ai dhe Partia Socialiste te marrin pushtetin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›