UniversitetetSi të plotësohetformulari A2
TIRANE- Ministria e Arsimit publikon formularin A2. Këtë vit ky formular përmban 264 degë, të cilët të rinjtë mund t'i zgjedhin për të nisur studimet e larta. MASH ka shpjeguar edhe të gjithë hapat që duhet të ndiqen për ta plotësuar atë pa gabime, ndërkohë që ai do të jetë në duart e maturantëve deri më 28 korrik.
Plotësimi
Formulari mund ta fotokopjohet për tu praktikuar, por i plotësuar do të dorëzohet formulari origjinal. Konkurentët do të zgjedhin 10 programet e studimit, të renditura sipas preferencave të tyre, dhe në renditjen nga 1 në 10 do të vendosen kodet që përfaqësojnë programet e studimit. Në kuadratin pranë programit të studimit, do të vendoset numri i preferencës. Kodi i programit të studimit i shënuar te tabela e preferencave, duhet të jetë i njëjtë me atë ku është shënuar numri i preferencës përkatëse. P.sh. nëse në preferencën 1 është shënuar programi i studimit 015, atëherë në kuadratin pranë programit të studimit 015 duhet të shënohet numri 1. Nëse gabohet në këto plotësime, si e vlefshme do të merret kodi i programit të studimit që është shënuar te tabela e preferencave (djathtas lart).
Konkurentët do të shpalleni fitues vetëm në një nga programet e studimit që keni zgjedhur sipas parimit Meritë - Preferencë, që përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore dhe, për programe studimi të caktuara, edhe në bazë të plotësimit të kritereve të veçanta, të vendosura nga institucionet e arsimit të lartë dhe të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Parimi i preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet preferencës më të lartë të zgjedhur prej tyre. Fituesit në një program studimi të zgjedhur, përcaktohen nga vendet në atë program studimi (kuotat), të cilat janë vendosur me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Maturantet duhet të kenë kujdes që nota mesataretë shkruhet saktë me shifra dhe me fjalë nga mësuesi kujdestar. është e dety-rueshme që ky formular të plotësohet më poshtë me: Emër, Mbiemër dhe Firmë, tuajën; Emër, Mbiemër dhe Firmë të mësuesit kujdestar; Emër, Mbiemër dhe Firmë të drejtorit të shkollës si dhe Vulën e shkollës. Mungesa e njërit prej elementëve e bën formularin e plotësuar të pavlefshëm.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)