E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet grupi PSpër axhendën e Kuvendit

TIRANE- Deputetët socialistë do të mblidhen sot, rreth orës 13:00 në selinë e PS-së, për të diskutuar në lidhje me axhendën e ditëve të fundit të Kuvendit. Tashmë, ata e kanë marrë vendimin që nuk do të votojnë asnjë ligj, por përgatitja dhe reagimi për secilin prej projekteve në axhendën e Kuvendit, do të bëhet njësoj si të mos ishte kjo lloj marrëdhënie e kufizuar me Kuvendin. Pjesë e diskutimeve të ligjvënëseve socialistë pritet të jenë edhe negociatat me maxhorancën, në varësi edhe të zhvillimeve të ditës. Një tjetër çështje që mund të rikthehet për diskutim mes deputetëve të PS-së, është edhe situata e tyre financiare. Tashmë, është gati padia civile ndaj Kuvendit në lidhje me mbajtjen e dietave të deputetëve të PS-së. Por, ende nuk dihet nëse ndonjëri prej këtyre deputetëve do të marrë nismën ta dorëzojë në gjykatë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›