"Universiteti Kristal" shpërndan diplomat pë studentët
Kristal kurorëzon dijet e brezit të parë të studentëve që kanë ëprfunduar ciklin 3 vjecar. 600 të rinj të degëve drejtësi, farmaci dhe infermieri, kanë marrë në duar diplomën e univesritetit, që mban një ndër emrat më prestigjiozë në fushëne arsimit të lartë jopublik. Kryeministri Berisha, i pranishëm në këtë ceremoninë, ka përshëndetur nismën madhore të sipërmarrësve që kanë realizuar një kampus modern mësimor, dhe është shprehur se sektori privat po bëhet një partner i rëndësishëm i qeverisë e cila e ka shpallur arsimin prioritet mbi të gjitha prioritetet. Në këtë nismë, shefi i qevrisë tha se në 2009-ën arsimi do të ketë buxhetin më të madh akorduar ndonjëherë, me 100 milion euro, ndërsa numri i të rinjve që do të ndjekin universitetet publike do të trefishohet. Në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave të para në univesritetin kristal, ka qenë i pranishëm edhe kreu i arsimit Fatos Beja. Ministri Beja, e ka krahasuar investimin në këtë korpus armimor me universitetet më të mira në botë. Univesriteti Kristal i cili ka dhjetë vjet eksperiencë në fushën e arsimit jo publik, prej tre vjetësh ka hedhur themelet edhe në sistemin e arsimti të lartë, i cili ka marr hov dita ditës e që premton të bëhet një siëprmarrje gjigande në përhapjen e dijeve, brenda e jashtë vendit. Shembulli i sukseseve të deri tanishme të kampusit universitar është edhe brezi i parë u studentëve. Ata sot mbajnë gradën e specialistëve në fushat ku kanë studiuar. Universiteti Kristal numëron sot 6 fakultete me rreth 14 degë studimi. Ky emër prestigjz arsimor, ka nën patronazh edhe tre kampuse universitare me filiale të përhapura jo vetëm në kryeqytet por edhe rrethet kryesore të vendit. Kristal, si një kompani e vërtetë arsimore, ofron këtë shërbim edhe në sistemin parashkollor, 9- vjecar e të mesëm.