E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Qeveria do të nxisë sektorin privat për arsimin e lartë

Kryeministri Berisha në cermoninë e dhënies së diplomave në Universitetin Kristal pasi falenderoi për ftesën u drejtua studentëve me fjalët " Ndaj një gëzim të madh në inagurimin e këtij kompleksi me të gjithat paisjet, një kompleks me vlera dhe që ka rëndësi për gjithë vendin. Shefi i Qeverisë gjithashtu u shpreh se investimi në këtë kompleks është një kontribut për zhvillimin e arsimit në Shqipëri. Berisha gjithashtu u shpreh se qeveria ka përcaktuar buxhetin më të madhë për arsimin e lartë dhe është e vendosur të rrisi progresivisht buxhetin akoma më shumë për arsimin. Sipas Berishës qeveria e ka të pamundur të përballoj kërkesat e të rinjëve për arsimim e lartë prandaj si rrugë e vetme është nxitja e sektorit më të fuqishëm siç është ai privat dhe Universiteti Kristal e dëshmon këtë gjë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›