Ministria hedh në gjyq uzurpuesit e klinikave shtetërore dentare
Shërbimi dentar në shkollat 9-vjeçare ka kaluar vetëm promocional. Tanimë dentistët e shkollave u mësojnë fëmijëve si dhe kur të lajnë dhëmbët, cilat janë ushqimet e duhura dhe rreziku nga sëmundshmëria orale. Ndërkohë që sipas ligjit më të ri të miratuar nga Parlamenti, parashikohet që fëmijët e shkollave, nga 7 deri në 18 vjeç, përfitojnë falas shërbimin dentar. Por, nuk ndodh kështu. Shkak për këtë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë mungesa e ambienteve të cilat janë uzurpuar nga privatët. Çështja është dërguar në gjyq nga MSH-ja dhe pritet që fjalën e fundit ta thotë gjykata.
MSH
Strategjia e shëndetit oral e shërbimit stomatologjik kalon nga shërbimi kurativ në dentar promocional oral, pohohet nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas specialistes së shërbimit stomatologjik në Ministrinë e Shëndetësisë, Çiljeta Pasholli, pohohet se “ fëmijët diangonstifikohen nga mjeku i shkollës, paraqesin në kartelë dhe me miratimin e prindit e dërgojnë në klinikë të përqendruar profesionale ku fëmijët nga 0-18 vjeç e marrin falas”.
Ky institucion, në pamundësi për të ofruar shërbim dentar nëpër shkolla, ka menduar të ngrejë klinikat e përqendruara profesionale dentare, në të cilat fëmijët pasi të ishin pajisur me kartelat mjekësore nga dentistët e shkollës, mund të drejtoheshin aty për të përfituar falas shërbimin dentar, ndërkohë që në qytetet e rretheve ka klinika të specializuara ku fëmija shkon me letër. Me Tiranën ndryshon puna, pasi në kryeqytet ka vetëm një klinikë e cila ndodhet në Kombinat. “Vetëm aty morëm ambientet, aty kryen punën grupi i mjekëve specialistë vetëm për zonën përqark. Ambientet tona janë të zëna nga privatët. Kemi hapur procese gjyqësore me uzurpuesit privatë”, - shprehet Pasholli. Sipas saj, për momentin në Tiranë merret mjekim të specializuar në disa kabinete (64 kabinete), jo të gjitha japin shërbim. Ndërkohë që thekson se në rrethet e tjera ka shërbim dentar të specializuar.
Ligji
Në një nga nenet që parashikon ligji i ri stomatologjik, këtyre fëmijëve u mundësohet shërbimi dentar falas, por në praktikë ajo nuk zbatohet. Në të gjithë vendin 80 për qind e tregut stomatologjik është privat dhe vetëm 20 për qind shtetëror.
Sipas propozimeve të bëra, është kërkuar që vetë shkollat të lidhin kontrata me një nga klinikat dentare dhe më pas të jetë ISKSH-ja apo DSHP-të e rretheve ato që të paguajnë shërbimin që do të ofrohet për nxënësit.
Ligji “Për shërbimin shëndetësor stomatologjik në Republikën e Shqipërisë”
Neni 2
Financimi i shërbimit shëndetësor stomatologjik publik
1. Në institucionet e shërbimit shëndetësor stomatologjik publik ofrohet falas shërbimi profilaktik dhe mjekues, stomatologjik për:
a) personat nga mosha 0 deri 18 vjeç;
b) të shtruarit dhe ata që trajtohen në institucione spitalore publike, për mjekime urgjence;
c) kategori të veçanta individësh, që, me ligje dhe akte nënligjore të veçanta, përfitojnë shërbim shëndetësor stomatologjik falas.