Mbidoza, çdo vit vdesin 12 përdorues droge
Për shkak të mbidozës, në Shqipëri, çdo vit vdesin rreth 10-12 përdorues droge. Kjo pohohet nga Instituti i Shëndetit Publik sipas të cilit, për sa i përket mënyrës së marrjes së drogës, ka një rritje të vazhdueshme të përdorimit intravenoz të drogës.
Ndërkohë, ISHP-ja ka zhvilluar fazën e parë të një cikli trajnimesh me adoleshentë në kuadrin e parandalimit të këtij fenomeni. Trajnimet e zhvilluara në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Lushnjë, Kavajë etj. pritet të shtrihen dhe në qytete të tjera, duke konsideruar se adoleshenca është një moshë shumë e rrezikuar për të rënë "pre" e përdorimit të drogave.
Sipas të dhënave nga ISHP-ja, përgjatë viteve 1995-2007, numri i pacientëve (përdorues të drogave) të trajtuar arrin në 2961, në 14 808 episode trajtimi.
"Vetëm për vitin 2008 janë kryer 1085 episode trajtimi, ku janë trajtuar 217 pacientë", - thanë burimet.
Nga të dhënat rezulton se 96% e përdoruesve të drogës janë nën 40 vjeç, ku dominon mosha 19-30 vjeç me 60%.
Aktualisht, mbi 70% e përdoruesve të drogave e marrin atë me injektim. Gjithashtu, po sipas burimeve nga ISHP-ja, vihet re një rritje e numrit të "përdoruesve veteranë" apo të "përdoruesve me karrierë të gjatë".
Ndërkohë, për sa u përket llojeve të drogave të përdorura, rreth 90% e pacientëve që kërkojnë trajtim, janë përdorues të opiateve, kryesisht të heroinës. Të dhënat tregojnë se ka një rritje të lehtë të përdoruesve të kokainës, ndërkohë që vihet re rritje në përdorimin e drogave sintetike si amfetaminat, ketaminat etj.
67 milionë lekë
Përfundojnë punimet në aksin lidhës me rrugët “Jordan Misja” dhe “Siri Kodra”
Me një financim prej 67 milionë lekësh nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e segmentit që lidh kufijtë fundorë të rrugëve “Jordan Misja“ dhe “Siri Kodra”.
Pjesë e këtij objekti është edhe një rrugë dytësore e rikonstruktuar plotësisht, e cila lidh aksin e mësipërm me kufirin fundor të komunës së Paskuqanit.
Sipas të dhënave të Bashkisë së Tiranës, realizimi i këtij aksi erdhi si një kërkesë e komunitetit të zonës, pas dëgjesave publike të bëra vitin e shkuar për hartimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës.
Kjo rrugë kaq e rëndësishme për gjithë këtë pjesë të periferisë së Tiranës, e cila lidhet përfundimisht me qendrën dhe komunën e Paskuqanit, është fryt i bashkëbisedimit dhe i vendimmarrjes së përbashkët me komunitetin.
Bashkia e Tiranës cilëson se rruga është trajtuar dhe rehabilituar në të gjithë gjatësinë e saj prej 960 metrash lineare, me të gjithë komponentët përbërës të një infrastrukture moderne.
Sipas bashkisë, është rehabilituar plotësisht rrjeti ekzistues i ujësjellësit, projekti i kanalizimeve të ujërave të bardha është realizuar i ri. Në këtë zonë ndriçimi është realizuar me shtylla metalike 8.8 metra të larta, të vendosura në të dyja anët e rrugës.
Pjesë e këtij objekti është edhe një rrugë dytësore e rikonstruktuar plotësisht që lidh aksin e mësipërm me kufirin fundor të komunës së Paskuqanit.
Kësisoj, ky investim i rëndësishëm që përfshin dy akse rrugore, realizuar nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, dhe si një kërkesë e komunitetit të zonës, pas dëgjesave publike me kryetarin e Bashkisë Edi Rama, do t’i shërbejë jo thjesht dhe vetëm komunitetit dhe biznesit të Tiranës, por do të jetë një ndihmë e çmuar edhe për banorët e komunës së Paskuqanit.