NATO kerkon zgjidhje paqesore te situates ne veriun e Kosoves

Sekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rassmusen tha sot se forcat paqeruajtese jane vene ne perpjekje per nje zgjidhje paqesore te situates ne veriun e Kosoves. Situata ne ate zone paraqitet e qete por me tensione per shkak te bllokimit te rrugeve nga serbet lokal qe nuk pajtohen me shtrirjen e autoritetit te Prishtines ne ate pjese. Autoritetet ne Prishtine thone nderkaq se gjendja aktuale atje eshte e paqendrueshme dhe se zgjidhja me e mire eshte zbatimi i planit te krye negocitaorit te Kombeve te Bashkuara Martti Ahtisaari ne baze te te cilit edhe eshte shpallur pavaresia e Kosoves.