Presidenti: T‘i mbrohen të drejtat reporteres
Presidenti Mahmud Ahmedinexhad i bëri thirrje gjyqësorit të siguronte gazetares amerikano-iraniane të burgosur dhe të dënuar për spiunazh të drejtën e ligjshme për të mbrojtur veten. Letra që zyra e Ahmedinexhadit i dërgoi Prokurorisë së Teheranit u publikua një ditë, pasi Roksana Saberi u dënua me tetë vjet si spiune e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Avokati i reporteres deklaroi se do ta dërgonte në apel vendimin e gjykatës, në një çast kur administrata e Obamës po përpiqet të dialogojë me Teheranin.