Kembrixh, Topi: Serbia të njohë Kosovën, skenaret e tjera e dëmtojnë
TIRANE-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, dhe i shoqëruar nga Presidenti i “Cambridge Union Society”, Majkëll Blek, mbajti sot në mjediset e Universitetit të Kembrixhit, një ligjëratë me temë "Shqipëria, si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe rruga e saj drejt integrimit euro-atlantik" si dhe të ardhmes së rajonit të Evropës Juglindore.
Duke u ndalur tek termi “Ballkan”, një term lokal me konotacionin e një rajoni në krizë dhe paralajmërim për “ballkanizmin”, pra ekzistencën e vatrave të krizave etnike e politike, Presidenti Topi vuri në dukje se kjo është një simbolikë e hershme, ndërsa sot brezat e rinj të qytetarëve dhe politikanëve në rajon preferojnë që të cilësohen si pjesa juglindore e Evropës, pra si “një territor evropian jo vetëm gjeografik, por në brendësinë e tij,
me identitet dhe kulturë evropiane".
Duke u ndalur në rastin e Kosovës, Presidenti i Shqipërisë theksoi se tashmë ky shtet i ri njihet nga 90 shtete, përfshirë dhe Britaninë e Madhe. Tani tha, Topi nevojitet që Serbia të mos vonojë njohjen e Kosovës.
“Unë gjithashtu besoj se edhe Serbia, fqinji verilindor i Kosovës, do të duhet të bëjë hapa konkrete në drejtim të njohjes së Kosovës si vend fqinj, shtet i pavarur, demokratik dhe shumë-etnik. Çdo skenar tjetër e politikës së pengjeve apo përdorimit të Kosovës si subjekt i retorikave dhe veprimeve elektorale apo ultranacionaliste, vetëm sa shkon në dëm të Kosovës, Serbisë dhe ardhmërisë europiane si dhe prosperitetit së përbashkët të rajonit”.
Topi theksoi se Kosova ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme për shërimin e plagëve të luftës dhe krijimin e një shoqërie funksionale multietnike.
Duke vënë theksin tek Kosova e Bosnja, luftrat që morën jetë në këto dy vende, Presdenti shqiptar shtoi se sot pas ngjarjeve të dhimbshme ka përparim gradual por bashkësia perëndimore duhet të jetë më e pranishme dhe aktive në Rajon.
“Ndaj vlerësoj se është koha të apeloj bashkësinë perëndimore për një prani e mbështetje të mëtejshme aktive në rajon, sidomos në Kosovë, Maqedoni, Bosnje e Malin e Zi. Asnjë pengesë lokale apo lodhje nga procesi i zgjerimit të BE-së nuk mund të lejohet të kthehet në skepticizëm apo braktisje të aspiratave të theksuara properëndimore dhe evropiane të shumicës absolute të shoqërive e shteteve të rajonit”.
Duke u ndalur tek përparimet politike në rajon për stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë, Kreu i Shtetit theksoi se “Forcimi i demokracisë funksionale dhe elementëve të veçantë të saj, siç janë jetësimi i parimit të ndarjes së pushteteve dhe shtetit efektiv së të drejtës, bashkëveprimi efektiv në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, zgjerimi i demokracisë përfaqësuese qytetare dhe rritja e akteve të përgjegjësisë politike ndaj zgjedhësve, forcimi i besimit të institucioneve politike në publik përmes rotacioneve demokratike të elitave politike, si dhe një rol më aktiv të shoqërisë civile, medias së pavarur, komuniteteve akademike apo fetare, - përbëjnë sipas meje, paketën kryesore të sfidave me të cilat Shqipëria dhe shtetet e tjera të rajonit të Evropës Juglindore ndeshen e do të vazhdojnë ndeshet gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm” – tha Presidenti Topi.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Universiteti i Kembrixhit, Topi i jep "Medaljen e mirënjohjes" "Cats college"