SHBA bie avioni akrobatik. 3 te vdekur mbi 70 te plagosur

Një avion i luftës së dytë botërore përplaset mbi turmën gjatë një shfaqjeje ajrore në Shtetet e Bashkuara. Për pasojë janë tre të vdekurit në Reno, në Nevada ndërsa të plagosurit janë më tepër se 70. Burime nga vendngjarja flasin për një masakër me pellgje gjaku e gjymtyrë të copëtuara humana të shpërndara sikundër dhe pjesët e avionit të përlasur.
Mbetet ende enigmë arsyeja pse piloti humbi kontrollin e avionit duke u përplasur më pas mbi turmën. Avioni u copëtua plotësisht duke shkaktuar dhe masakrën mes spektatorëve. Burime mjekësore flasin për rreth 25 pacientë në gjendje kritike për jetën dhe 25 të tjerë në gjendje të rëndë.
Mes të vdekurve është dhe piloti i avionit P-51 Mustang, Jimmy Leeward, 80- vjec nga Ocala, ne Florida. Sipas CNN pak para përplasjes fatale piloti kishte aktivizuar sinjalin për ndihmë për tu përplasur më pas pikiatë mbi tribunën 25 km të gjatë në Veri të Reno.
Manifestimi "National Championship Air Races", mbahet cdo vit në muajin shtator e në të angazhohen një seri avionësh civilë e ushtarake para një publiku prej disa mijëra spektatorësh. Është e ngjashme me një garë automobilistike ku avionët nisen përkrah njëri tjetrit e në një nivel disa metra mbi tokë shpesh arrijnë dhe një shpejtësi përtej 700 km në orë.