Universiteti i Mjekësisë marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Universiteti i Mjekësisë Tiranë (UMT) dhe Qendra Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët (QKTRF) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.
Kjo marrëveshje, e cila u nënshkrua nga drejtoresha e Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët, Florinda Dobi dhe nga prof. dr. Xheladin Draçini, rektor i UMT-së, synon promovimin dhe mbështetjen e kërkimit shkencor, zhvillimin profesional dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e shëndetësisë.
Universiteti i Tiranës, në një postim në rrjetet sociale, bën të ditur se “marrëveshja do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja trajnimi për studentët dhe stafin akademik të UMT-së, duke fuqizuar kapacitetet shkencore dhe profesionale përmes projekteve inovative dhe aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Ky bashkëpunim do të kontribuojë në ngritjen e standardeve të arsimit dhe kujdesit shëndetësor në Shqipëri, duke u bërë një shembull i suksesit të partneriteteve strategjike.
Qendra Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët siguron diagnostikimin, kurimin, edukimin dhe trajtimin e problemeve të mirërritjes, zhvillimit dhe rehabilitimit të fëmijëve të moshës 0-6 vjeç.
1 nga 3/k.s/r.e/a.f/