E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e dëborës shkaktojnë probleme në Tropojë

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se akset kryesore rrugore janë të kalueshme, por vetëm me zinxhirë. Kështu, në akset Qafë Morinë-Bajram Curri- Fierzë, që lidh Tropojën me Kosovën, dhe Bajram Curri – Krumë, lëvizet vetëm me zinxhirë.

Ndërkohë, i pakalueshëm është aksi Fierzë-Qafë Mali. Komunat e Lekbibajt dhe Margegajt janë plotësisht të bllokuara nga bora. Në të gjithë rrethin e Tropojës po punojnë 3 mjete borëpastruese për të mbajtur hapur akset kryesore rrugore.

Dimri i gjatë i këtij fillimviti ka sjellë shqetësim tek fermerët për rezervat ushqimore të blegtorisë, ndaj shumë prej tyre po i drejtohen tregut të Kosovës për ta siguruar atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›