Shkodër vritet në mes të sheshit 19 vjeçari
09/03/2010 Ekzekutojnë me pes plumba pas debatit
Krismat e një pistolete kanë tronditur dje në mbrëmje banorët e lagjes “Dugajtë e Reja” të qytetit të Shkodrës. Një 19- vjeçar është qëlluar për vdekje nga persona ende te panjohur, të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 të mbrëmjes afër vendit të njohur si ‘Truma e Dugajve të Reja” pak metra larg ndërtesës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe fundit të pedonales së re të Pjacës së Shkodrës. Menjëherë pas marrjes së informacionit efektivat e policisë së Shkodrës kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se ishte qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasi Eduart Thana, banues në qytetin e Shkodrës. Thana është dërguar me shpejtësi në spitalin rajonal të Shkodrës, por ndërhyrja e mjekëve ka qenë e kotë pasi plumbat i kishin marrë jetën. Po sipas burimeve policore, të bazuara nga thëniet e para të dëshmitarëve okularë, shtetasi Eduard Thana ka qenë duke pirë kafe në një lokal jo shumë larg vendit të ngjarjes. Pasi ka pirë kafen ka dalë nga lokali dhe vetëm pak metra më tutje i është afruar një automjet brenda së cilit mendohet të kenë qenë dy persona, njëri prej të cilëve e ka qëlluar me pistoletë. Mjeti me personat që ishin brenda ka qëndruar për pak sekonda dhe në momentin kur shtetasi Thana është rrëzuar i mbuluar me gjak është larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës së spitalit. Sipas të njëjtave burime grupi hetimor ka konstatuar 5 gëzhoja pistoletë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes. Tre prej plumbave kanë qëlluar për vdekje shtetasin Thana, ndërsa dy prej tyre në muret e dyqaneve pranë trotuarit të rrugës ku ndodhi ngjarja. Burimet shprehen se nga dëshmitë e marra paraprakisht, shtetasi Thana është parë tek debatonte me një person, afërsisht të moshës së tij pak minuta se të futej në lokal. Ndërkohë, sipas policisë, viktima nuk kishte precedentë penalë. Pas kësaj ngjarje grupi hetimor ka marrë në pyetje mjaft persona që ndodheshin në vendin e ngjarjes, ndërkohë që e vetmja pistë e deritanishme është vrasje për motive të rëndomta pas një grindje mes të rinjsh.