Edhe Mourinjo kundër ish-skuadrës...
Nuk janë vetëm Zllatan Ibrahimoviç dhe Samuel Eto që do të përballen me skuadrat e tyre të mëparshme në sfidën e nesërme. Një tjetër protagonist i mbrëmjes së nesërme është edhe tekniku portugez, që rigjen ekipin tek i cili hodhi hapat e parë si trajner.
I lindur në Setubal, në moshën 15-vjeçare Hoze Mourinjo heq dorë nga aktiviteti sportiv, duke iu kushtuar studimit të skemave dhe moduleve të futbollit, si edhe statistikës.
Fillimisht e nisi karrierën si mësues i edukimit fizik dhe më vonë Bobi Robson e thërret si përkthyes te Barcelona.
Më pas tekniku anglez kalon te PSV Einthoveni, por Mourinjo qëndron te klubi katalanas, tek i cili vjen hollandezi Van Gal. Ky i fundit e cakton portugezin si trajner të skuadrës rezervë të Barcelonës.
Në 16 maj 2000, Luis van Gal ia lë Mourinjos drejtimin e skuadrës blaugrana në finalen e Kupës së Katalonjës. Barcelona e fiton atë ndesje 3-0 kundër Mataros dhe në këtë mënyrë tekniku i Interit fiton trofeun e tij të parë.
Prej aty, pak nga pak, lindi “i veçanti”, i cili tani, duke mos mohuar të kaluarën si përkthyes “i përulur”, këkon të rikujtojë lidhjet me Barcelonën. Kësaj here, si trajner i Interit.