Kuvendi miraton sot qeverinë e re
“Bazuar në nenin 110, pika 1, të Rregullores -Data e seancës plenare për miratimin e programit politik dhe të përbërjes së Këshillit të Ministrave, në zbatim të nenit 97 të Kushtetutës, përcaktohet nga Kryetari i Kuvendit në marrëveshje me ryeministrin-, njoftojmë se Kryetarja e Kuvendit në marrëveshje me Kryeministrin e Shqipërisë kanë vendosur mbledhjen e parlamentit në seancë plenare ditën e sotme, ora 18.00”, shkruhet në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.
Rregullorja e Kuvendit parasheh që kryeministri të paraqesë në seancë programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Më pas, çdo deputet dhe grup parlamentar ka të drejtë të paraqesë pyetje për Kryeministrin lidhur me këtë program.
Pas përgjigjeve të pyetjeve, Kryetari i Kuvendit deklaron hapjen e debatit për programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Zakonisht, votimi i qeverisë së re është i hapur dhe bëhet me elektronik. Pas zgjedhjeve të 28 qershorit, Partia Demorkatike fitoi edhe një mandat të dytë për të drejtuar Shqipërinë.
Kabineti i formuar nga Berisha në fillim të këtij muaji, i dekretuar të hënën nga presidenti Bamir Topi, ndërsa sot pritet të marrë edhe vendimin e Kuvendit, për të nisur zyrtarisht punën.