E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca për krimin, Beogradi lë jashtë Shqipërinë

Takimin, qëllimi i të cilit është forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe transnacional si parakusht për procedime të suksesshme gjyqësore do ta hap presidenti i Serbisë Boris Tadiç, kurse pjesëmarrësve do tu adresohen edhe ministri serb i policisë Ivica Daçiq e ministrja e Drejtësisë Snezhana Malloviq, si dhe ambasadori i Misionit të OSBE-së në Beograd Dimitrios Kipreos, njofton Televizioni i Kosovës.

Sikurse është paralajmëruar në konferencë do të marrin pjesë ministrat e Drejtësisë të Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë e Hungarisë por jo edhe Shqipërisë e Kosovës, zëvendësministri i Drejtësisë i Italisë, si dhe ministrat e Punëve të Brendshme të Rajonit. Do të marrin pjesë përfaqësuesit e lartë të policive, gjyqësive dhe prokurorive të 16 vendeve midis të cilave janë edhe Austria, Gjermania, Spanja, Suedia, Zvicra si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, Europolit, Jurozhasta, Interpolit dhe OEB.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›