Vasili: Asnjë pacient në spital pa rekomandim
I pranishëm në konferencën "Mbrojtja sociale-shëndetësore në Shqipëri: Sfidat dhe mundësitë" që u zhvillua sot në Tiranë, Ministri Vasili e vuri theksin në zbatimin e sistemit të referimit në sektorin shëndetësor.
"Jemi në fazën që ky sistem referimi do të zbatohet me këmbëngulje", u shpreh ministri Vasili, duke shtuar se "pacientët nuk do të kenë akses në QSUT për probleme banale. Ata do të detyrohen të kthehen në qendrat shëndetësore, apo spitalin rajonal, ku mund ta marrin fare mirë këtë ndihmë".
Ndërsa pacientët që nuk do të kalojnë filtrin tek mjeku i familjes nuk do të pranohen në spitalet e nivelit të dytë apo të tretë, ndaj mjekëve të këtyre institucioneve që shkelin rregullat do të ketë masa administrative. "E reja në këtë proces është kontrolli, i cili nuk ka ndodhur", u shpreh Vasili.
Duke u ndalur tek projekti i GTZ "Konsulencë për politikat shëndetësore", ministri Vasili tha se ai lidhet me thelbin e reformës, sistemin e financimit, që është thembra e Akilit e sistemit shendetësor. Projekti për politikat shëndetësore qartëson blerjen e shërbimeve nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, shtrirjen e skemës në spitalet, konsolidimin e sistemit të referencës, që detyron qytetarët që të kuptojnë se kontakti me spitalet duhet të kalojë nga mjeku i qendrës shëndetësore dhe i familjes, poliklinikat e spicialiteteve, ndërsa spitalet do të jenë momenti i fundit për zgjidhjen e problemeve më të komplikuara.