E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uorthington: Shqipëria, jo si 18 vite më parë

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, trajneri i Irlandës së Veriut, Najxhëll Uorthington, ka vlerësuar përfaqësuesen shqiptare, duke deklaruar se pret një sfidë të fortë në “Qemal Stafa”. “Natyrisht që ekipi juaj është më i fortë në krahasim me 18 vite më parë, kur unë kam luajtur kundër Shqipërisë”, deklaroi ai. “Parashikoj se ndeshja e së mërkurës (e sotme) do të jetë e fortë. E kam të qartë që përfaqësuesja juaj nuk është një kundërshtar i lehtë në shtëpinë e saj dhe këtë e ka treguar me paraqitjet e nivelit të lartë përballë kundërshtarëve si Portugalia apo Danimarka. Shqipëria ka lojtarë cilësorë, mes të cilëve mund të veçoj Lorik Canën. Shpresoj që ai të mos luajë aq mirë sa te Sandërlendi”. Në fund, tekniku foli edhe për kushtet e fushës: “Nuk jam i shqetësuar për terrenin, ai nuk mund të përdoret si justifikim për një paraqitje të dobët. E kam kaluar shumë herë këtë situatë dhe kurrë nuk ka qenë problem”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›