Dorëheqja e Seserit, Gjon Bardhi pasuesi i saj
Tiranë- Vendin e deputetës së qarkut të Durrësit Rudina Seserit, e cila dorëzoi mandatin një ditë më parë, pritet ta zërë kandidati i rradhës në listën e PS-së për këtë qark, Gjon Bardhi.
Ndërkohë kandidati Gjon Bardhi , i cili që prej 8 majit eshte kryetari i Bashkisë Fushë Krujë, ende nuk ka vendosur nëse do e pranojë mandatin apo jo.
Por nëse kandidati Bardhi nuk e pranon mandatin, atëherë ai i ofrohet kandidatit tjetër në listën e 8 Majit, Edison Konomit. Ky i fundit nuk është i njohur në politikën shqiptare.
Prezenca e Rudina Seserit në politken shqiptare ka qënë e pakët, çdo 6 muaj, vetëm që të mos humbiste mandatin e saj të deputetës. Tashmë ajo ka vendosur t’i rikthehet jetës dhe biznesit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku studioi dhe punoi prej vitesh.
No related posts.