E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushe-Kruje/ Zjarrefikeset arrijne te shuajne zjarrin ne fabriken e cimentos

Zjarri i rënë në mesditën e së shtunës në fabrikën e cimentos, është lokalizuar nga zjarrëfikëset nga Tirana, Durrësi dhe Lezha.

Me ndihmën e banorëve, por dhe me ndihmën e zjarrëfikëse, zjarri është shuar plotësisht. Flakët e zjarrit me herët rrezikuan edhe ambientet e një depoje armësh në këtë zonë. Zjarri fillimisht ka filluar pranë Fabrikës së Çimentos dhe më pas është shtrirë duke u afruar pranë depos së armëve, në të cilën ndodhej një sasi e konsiderueshme dinamiti.

Në një lidhje telefonike për Abc news kreu i zjarrfikësve, Dilaver Laci deklaroi se zjarri ishte i përmasave të mëdha dhe për shuarjen e saj janë angazhuar zjarrëfikëset nga tre qytete të vendit, të cilat ishin më afër Fushë-Krujës.

Sipas Lacit, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht në disa vatra duke u shtrire në një siperfaqe prej 1 km .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›