Uragani Gustav përshkruan brigjet, më pak shkatërrues se ç'pritej
Uragani Gustav ka lënë sot në mëngjes New Orleansin, por fuqia e tij nuk ka qenë aq e madhe sa pritej. Gustav është dobësuar në Kategorinë 2, pak minuta përpara se të prekte tokën dhe bregun e Louisianës. Era e fortë dhe shirat e kanë shoqëruar me shpejtësinë 110 metra në orë. Stuhia ishte më pak shkatërruese nga sa mendohej.
Shi i furishëm ka filluar të bjerë në rrugët bosh të Louisianës që natën e mbrëmshme. Rreth 2 milionë njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre duke pritur me ankth çfarë do të ndodhte këtë mëngjes. Ky është një evakuim historik. Stuhia ishte parashikuar të prekte bregun të hënën në Mëngjes (ora amerikane) me një forcë të paimagjinueshme. Pritej të shkatërrohet gjithçka e rindërtuar këto 3 vjet pasi uragani Katrina i shkatërroi ato në vitin 2005.
Stuhia Gustav ka vrarë të paktën 94 njerëz gjatë rrugës midis Karaibeve.
Shija e hidhur që la Katrina e cila vrau më shumë se 1600 njerëz, ka bërë që zyrtarët të japin alarmin dhe të urdhërojnë që i gjithë qyteti të lërë shtëpitë, pasi qëndrimi do të jetë vdekjeprurës.
“Është e mrekullueshme. Më bën të ndihem shumë mirë që gjithë këta njerëz shpëtuan. Ne nuk mund ta pranojmë ta pësojmë sërish” – tha majori i Neë Orleansit, Ray Nagin të shtunën në mbrëmje.
Evakuimi i 2 milionë njerëzve është më i madhi në hisotirinë amerikane, dhe shumica e tyre janë nga Mississippi, Alabama, Teksasi juglindor etj.
Edhe të dielën në mbrëmje zyrtarët kanë dalë dhe kanë dhënë alarm për 100 000 njerëz që kishin vendosur të qëndronin në shtëpi. “Nëse nuk keni ikur, ju lutem ta bëni tani. Edhe shumë pak orë ju kanë ngelur”.
Dyqanet dhe restorantet mbyllën qepenat, hotelet mbyllën dyer e dritare. Ata që kishin planifikuar të qëndronin ndërruan mëndje në minutën e fundit. Nuk do ja vlente rreziku.
Uragani Gustav kapi provincën Pinar del Rio të Kubës, të Dielën në mbrëmje duke lënë mbrapa shkatërrim dhe dëshpërim, por asnjë të vdekur.
Kubanezët dolën nga strehimet e përgatitura për ta për të parë çfarë ishte bërë me shtëpitë e tyre.
“Ishte shumë e tmerrshme, dhe isha vetëm 50 milje larg vorbullës së tornados. Për momentin mendoja se zhura, horrori, nuk do kishte të mbaruar” – tha Ëilliam Diaz, banor i Pinar del Rio.