E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgjaket gjimnazi i Sarandës, plagoset me thikë një 23-vjeçar

Policia heton motivet e plagosjes, ndiqet në gjendje të lirë autori

SARANDË- Një i ri është plagosur në mjediset e gjimnazit të Sarandës, për arsye ende të panjohura. Policia lokale bëri me dije se në orët e para të ditës së djeshme, gjatë një sherri mes të rinjsh, 23 -vjeçari Spartak Xhuvani, banues në Sarandëështë sulmuar nga një tjetër i ri, Enea Psatha, 18 vjeç. I gjithë sherri ka ndodhur në mjediset e shkollës së mesme të përgjithshme “ Hasan Tahsini “. Tre goditjet me thikë në shpinë i kanë kushtuar Spartak Xhuvanit plagëdhe gjakderdhje. I sulmuari me thikë është transportuarvetëm 200- 300 m distancë në urgjencën e spitalit rajonal “Petro Nako” ku ka marrë ndihmën mjekësore . Burime nga spitali i Sarandës bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sektori i policisë kriminale, pas marrjes në pyetje të të dëmtuarit ka arritur të ndalojë autorin e goditjes me thikëdhe pasi ka kryer veprimet hetimoreme kërkesën dhe mirëkuptimin e dy familjeve në konfliktështë lënë për t’u hetuar në gjendje të lirë, me akuzën e “ plagosjes me dashje”. Policia e Sarandës është duke marrë në pyetje dëshmitarët e kësaj ngjarjeje, për të zbuluar motivin e konfliktit mes të rinjve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›