E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, asgjësohen 9 parcela me kanabis

SHKURT

SHKODËR- Policia e Shkodrës asgjëson 9 parcela me kanabis sativa. Në vazhdim të operacioneve antikanabis të drejtorisë së policisë së Shkodrës , në vendin e quajtur Cungu i Zi në fshatin Ducaj të komunës Shkrel, janë gjetur dhe asgjësuar 5212 rrënjë kanabis sativa të mbjellura në 9 parcela. Ato kanë qenë të mbjella në tokë malore të shpyllëzuar, në një distancë rreth 2 km larg fshatit Ducaj. Policia ende nuk ka mundur të identifikojë kultivuesit e bimës narkotike. Në këtë zonë, vetëm disa ditë më parë janë asgjësuar mbi 20.000 rrënjë bimë narkotike kanabis sativanga policia lokale.

------------------------------------------Ndërtimorët, aksion në Shkodër

SHKODËR- Inspektorati i Ndërtimit pranë Bashkisë së Shkodrës ka nisur prishjen e 15 objekteve pa leje në rrugën “Mehmet Pashë Plaku”. Fillimisht janë prishur dy objekte, një pikë karburanti pa leje si dhe një parukeri, për të vazhduar me të tjera objekte të cilat kanë penguar kryerjen e investimit të bashkisë në sistemimin e trotuarit.Gjithashtu, në fazën e dytë të këtij projekti, inspektorati i ndërtimit do të vijojëprishjen e ballkoneve dhe shtesave të pallateve qëgjenden në këtë rrugë. Rruga “Mehmet Pashë Plaku” ka dy financime prej 4.2 milionë lekësh për lyerjen dhe rikonstrukcionin e fasadave te pallateve në këtë rrugë, ndërsa 8.1 milionë lekë është fondi për rikonstruksionin e trotuareve në këtë segment rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›