E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-pallati i ushtarakëve, në dorë të Ministrisë së Mbrojtjes

VELIPOJË

SHKODËR- Policia ushtarake ka marrë dje në dorëzim ish -pallatin e ushtarakëve në plazhin e Velipojës, objekt ky në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Forca të shumta të kësaj policie kanë bërë mëngjesin e djeshëm rrethimin e objektit, duke kërkuar lirimin e tij nga pushuesit që kishin ditën e tyre të fundit të pushimeve. Personat që e kishin zënë këtë objekt që nga viti 1992 janë banorë të Velipojës që jetojnë fare pranë objektit dhe që pretendojnë se ai është ndërtuar në tokën e tyre, ndërsa kanë theksuar se nuk janë kundër lirimit të tij, por duhet të ishin lajmëruar më parë.   Kjo, pasi atyre iu duhet të kthejnë prapa pushuesit të cilit kishin prenotuar për t’u vendosur më 1 gusht në mjediset e këtij objekti , ndërsa kanë shtuar se zënia e tij dhe administrimi prej tyrederi në vitin 2006,ka qenë me leje të bashkisë së Shkodrës , pasi ato nuk mund të lejonin ta shfrytëzonin persona të tjerë objektin e ndërtuar mbi tokën e tyre. Ky objekt është marrë në dorëzim përfundimisht nga Ministria e Mbrojtjes, e cila nuk dihet se përse do ta përdorë në periudhën e mbetur të sezonit turistik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›