Ikonomu “shmang” çamet
“Nuk ndodhem ne Tirane për këtë çështje. Mendoj se duhet te ngelemi tek programi qe unë kisha, te theksojmë bashkëpunimin me njeri-tjetrin dhe te jemi te kënaqur për këtë bashkëpunim,” është shprehur Ikonomu. Dy drejtuesit e larte kane pranuar problemet e përvitshme qe hasin emigrantet gjate kalimit ne pikat kufitare, por sipas tyre këtë vit situata është me e përmirësuar. Vonesat e shumta nga pala greke, Ikonomu i justifikon me problemet teknike te kompjuterëve. Por megjithe deklaratat pozitive te dy krerëve te policive, serish situata ne pikat kufitare mbetet problematike dhe kjo pasi pala greke vazhdon te punoje me një numër te limituar sportelesh gjë qe e bën te pamundur përshpejtimin e kalimit te emigranteve ne dogana.