Kambistet, pasiguri për jetën
Disa muaj me pare, viktima kishte rene pre e grabitësve te cilët e kishin plagosur me thike pas shpine, por asokohe mundi tu shpëtonte plagëve te renda. Dyshohet se ngjarja mund te ketë te njëjtin autor. Kambisti Spahiu u godit katër here me thike nga 25-vjeçari Dilaver Adushaj nga Roskoveci. Fillimisht u deklarua se kambisti është vrare gjate përpjekjes për ta grabitur, por se fundmi, policia beri te ditur se nuk përjashtohet edhe pista e krimit për motive te dobëta. Autori tentoi vetëvrasjen pas masakrimit te kambistit. Për me shume se një ore policia negocioi me autorin deri sa Forcat e Ndërhyrjes se Shpejtë munden ta vinin ne pranga. 55-vjeçari baba i tre fëmijëve, ishte i licencuar dhe punonte prej vitesh si kambist ne qytetin e Fierit.