E Shtunë, 31 Tetor 2026

lirohet trafiku ne hyrje te kryeqytetit

Kanë marrë fund bllokimet e shpeshta të trafikut në Rrethrrotullimin e Doganës.
Ndërtimi i korsive të reja shërbejnë për të normalizuar lëvizjen e rreth 25 mijë mjeteve që hyjnë e dalin cdo ditë në këtë aks problematik.
Është ndërhyrë edhe për ndërtimin e trotuarëve me gjerësi 3 metra si dhe rritjen e sigurisë së kalimit të këmbësorëve, duke ndërtuar kangjellat mbrojtëse dhe për disiplinimin e tyre në kalimet në vijat e bardha. Gjithashtu, do të pajiset me sinjalistikë vertikale, horizontale dhe informuese, si në brendësi të tij, ashtu edhe jashtë rrethrrotullimit.
Të gjitha këto ndërhyrje jo vetëm kanë lehtësuar trafikun në një prej akseve më problematikë të kryeqytetit, por kanë reduktuar nivelin e ndotjes, ulje të kostove të transportit duke shkurtuar edhe kohën e udhëtimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›