E Diel, 1 Nëntor 2026

Uragani i parë i stinës pranë zonës së ndotur nga nafta


Nga një stuhi tropikale, Alex është shndërruar në uraganin e parë të sezonit atlantik 2010. Lajmi është konfirmuar nga qendra federale e uraganëve në SHBA, me seli në Miami. Stuhia e fuqishme e cila është shoqëruar me erëra të forta me shpejtësi 120 km në orë, ka gjasa të prekë tokën në kuririn ndërmjet Teksasit dhe Meksikës të mërkurën në mbrëmje apo mengjesin e të enjtes. Uragani do të kalojë shumë pranë zonës së ndotur, por gjithësesi ndoshta do të kursejë zonën e platformës së naftës. Si pasojë e stuhisë ka patur edhe dallgë të mëdha në det, të cilat kanë ngadalësuar punën e anijeve të impenjuara për të thithur e për të transportuar naftën si dhe për të pastruar detin. Uragani i cili nuk do kalojë shumë larg njollës së zezë në Gjirin e Meksikës të shkaktuar nga rrjedhja e naftës nga një pus në Luiziana, përfshiu vendin pak ditë më parë duke shkaktuar panik jo vetëm tek banorët por edhe tek drejtuesit e British Petrolium. Më herët kompania britanike evakuoi rreth 300 punonjës nga platformat. Gjithsesi, strukturat e specializuara për menaxhimin e rrjedhjes së naftës, nuk lëvizën nga terreni . Ndërkaq Presidenti Obama ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme në Teksas që lejon mobilizimin e burimeve federale për të ndihmuar banorët e zonave të goditura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›