E Diel, 1 Nëntor 2026

Tevez nuk do të shkojë te Reali

Manchester City është i vendosur që të mos lejojë largimin e sulmuesit Carlos Tevez gjatë këtij afati kalimtar.

Spekulohet se trajneri i Realit, Jose Mourinho, është i gatshëm të forojë 40 milionë paund për sulmuesin argjentinas, mirëpo "The Sun" bën të ditur se City nuk ka pranuar asnjë ofertë.

"Carlos nuk shkon askund. Ai është i lumtur këtu dhe ne do ta mirëpresim atë muajin e ardhshëm pasi të kthehet nga Kampionati Botëror", ka thënë një burim i Cityt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›