E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdhëri i Infermierit përshëndet qeverinë për projektligjin mbi profesionet e lira

Tiranë, 1 shtator, NOA - Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë përshëndet qeverinë shqiptare për hartimin e projektligjit mbi profesionet e lira, duke e parë atë si një nismë e cila do të ndikojë në rritjen e cilësisë profesionale të infermierëve në veçanti.

Përmes një deklarate për shtyp, UISH deklaron se ka qenë iniciues dhe kërkues i hartimit të një ligji të tillë, gjë të cilën e ka theksuar edhe publikisht gjatë Konferencës Kombëtare të Infermierësë, mbajtur në 12 maj 2009, duke i mëshuar faktit për krijimin e një ligji, i cili të mundësonte detyrimin për ushtrimin e profesionit të infermierit pas dhënies së një provimi shtetëror.

UISH duhet që të bëjë regjistrimin e këtyre profesionistëve, vetëm pasi ata të kenë dhënë një provim të tillë, pavarësisht se deri tani ka funksionuar që licencimi i tyre bëhej menjëherë pas diplomimit të tyre në fakultet, pohon kreu i këtij institucioni, Sabri Skënderi.

Sipas tij, UISH është i mendimit se koha e stazhit para dhënies së këtij provimi të mos jetë më pak se 6 muaj dhe të zhvillohet në institucione qendrore dhe rajonale, me mbikëqyrjen nga specialistët më të mirë të infermierisë.

Ne e vlerësojmë si problem dhënien e së drejtës së profesionit për shumë studentë në vitet e fundit dhe po mendojmë për ta që ti nënshtrohen formimit të vazhduar dhe pas këtij formimi, ata ti nënshtrohen rilicencimit, kur faktet tregojnë se deri tani në Shqipëri ka 13 fakultete, të cilat japin diploma infermierie, shton Skënderi.

Nga ana tjetër, Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë vlerëson se duhet menduar edhe për përfaqësuesit e tjerë të sistemit shëndetësor, të cilët duhen të përfshihen në këtë nismë të qeverisë për detyrimin me provim shtetëror para marrjes së licencës edhe në profesione si laborantët biokimikë, bakteriologjikë, radiologjikë apo teknicienë të tjerë, profesionet e të cilëve lidhen direkt me shërbimet ndaj pacientit.

Urdhëri profesional, siç e parashikon edhe projektligji i qeverisë, duhet të regjistrojë personat që fitojnë këtë të drejtë nga provimi i shtetit, duke parashikuar më tej edhe të drejtën e rilicencimit të tyre, sipas krediteve të grumbulluara sipas secilit. Pra, edhe formimi profesional duhet të ecë me kohën, përfundon deklarata e UISH-së.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›