Dy paga mujore shpërblim për më të mirët
01/09/2009 Nënshkruhet kontrata kolektive ndërmjet ISKSH-së dhe punonjësve të shëndetësisë
Bluzat e bardha përfshihen në marrjen e vendimeve
Puna e cilësore e bluzave të bardha do të shoqërohet me dhënien e dy pagave mujore shpërblim, masë e cila gjendet e sanksionuar në kontratat e reja kolektive të punës që Instituti i Sigurimeve Shëndetësore ka nënshkruar me punonjësit e shëndetësisë në të gjithë vendin. Kontrata e re 3-vjeçare përveçse rregullon marrëdhëniet ndërmjet institutit e sindikatave të punonjësve, përcakton gjithashtu të drejtën e shpërblimit deri në 2 paga mujore në vit sipas rezultateve në punë të arritur prej kësaj kategorie. Nga të dhënat e publikuara rezulton se janë 22 519 punëmarrës që përfitojnë nga nënshkrimi i kësaj kontrate, të shpërndarë këta në të gjitha nivelet e shërbimit shëndetësor. Drejtuesit e ISKSH-së kanë pohuar se nënshkrimi i këtij dokumenti përcakton themelimin e marrëdhënies së punës, të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e punëdhënësit dhe punëmarrësit, orarin e punës, punën e natës, pushimin vjetor, sigurinë në punë, mbrojtjen e shëndetit të punësuarit dhe mbrojtjen e ambientit të punës. Një ndër pikat më të rëndësishme të kontratës ka të bëjë me përfshirjen më të gjerë në vendimmarrje të strukturave të sindikatave të shëndetësisë, të cilat do të kenë përfaqësues në strukturat dhe bordet e ISKSH-së në rajone. Ndërkohë që një nen i veçantë i kontratës ka të bëjë edhe me detyrimin e sindikatës për të denoncuar çdo spekulim që lidhet me pagesën në shërbimin shëndetësor si dhe në përfitime të padrejta në dëm të pacientit, në diskriminimet e keqtrajtimet shëndetësore etj. Gjithashtu një vend të veçantë në kontratën e re të punës zënë dhe liritë sindikale të ndryshuara. Kështu, thuhet se punëdhënësi lejon organizatën sindikale të zhvillojë normalisht veprimtarinë e saj dhe i ndalohet të ndërhyjë në organizimin dhe aktivitetin e saj (por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë një bashkëpunim programatik midis dy palëve). Gjithashtu punëdhënësit i ndalohet të diskriminojë punëmarrësit për shkak të anëtarësimit në sindikatë dhe përfaqësuesve të zgjedhur dhe do t’i duhet të lejojë përfaqësuesit e sindikatës për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, duke nxitur mbajtjen e një dialogu të qëndrueshëm ndërmjet dy palëve. “Kjo është një traditë pozitive e ISKSH-së, e cila po përsos në vijimësi si kontratën kolektive të punës, që rinovohet çdo tre vjet, ashtu dhe ato kontrata të mëtejshme që rregullojnë marrëdhëniet e institutit të sigurimeve shëndetësore me qendrat shëndetësore dhe së fundi edhe me spitalet në të gjithë vendin. Këto kontrata vënë në baza ligjore raportet mes Institutit dhe punonjësve të shëndetësisë, duke përcaktuar qartë të drejtat dhe detyrimet e palëve. Ato janë tejet demokratike, pasi merret mendimi i vetë punonjësve të shëndetësisë në hartimin e tyre”, - ka pohuar pas mbledhjes drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana.