E Diel, 1 Nëntor 2026

Urdhëri i infermierit, akuza ministrisë për shkelje ligji

Drejtuesit e institucioneve shëndetësore, duke filluar që nga Ministria e Shëndetësisë kanë shkelur ligjin në shumë raste duke punësuar pranë institucioneve shëndetësore, infermierë të palicensuar.

Kjo ka qenë deklarata e ashpër e dhënë për mikrofonin e “Ora News” nga presidenti i Urdhërit të Infermierëve të Shqipërisë, Sabri Skënderi. Në përfundim të inspektimit që është bërë nga një task-forcë e ngritur nga Urdhri i Infermierit në QSUT, janë çuar para komisionit disiplinor pranë këtij institucioni 37 infermierë, të cilët u gjetën me shkelje të ndryshme profesionale, deontologjike si dhe etike, ndaj të cilëve komisioni do ta marrë edhe masat e përcaktuara nga ligji.

Sipas Skënderit, inspektimi i profesionit të infermierit do të përshkallëzohet dhe do të shtrihet në të gjitha qendrat shëndetësore në territorin e Shqipërisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›