E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, vijojnë emërimet në polici

Në Kosovë vijojnë emërimet e drejtuesve në polici. Kështu, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi emëroi Riza Shilloven, ushtrues detyre, i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës për Operativë dhe Shefqet Beqajn, ushtrues detyre i ndihmësdrejtorit të Policisë së Kosovës për operativë.
Në njoftimin për media thuhet se detyrat dhe përgjegjësitë e tyre do të caktohen nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, bazuar në Legjislacionin në fuqi.
“Mandati i të emëruarve zgjatë deri në emërimin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës për operativë dhe të Ndihmësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës për operativë”, thuhet në komunikatë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›