Urdhrat e Vasilit për mediat, jo për mjekët dhe në shërbim të pacientëve
Ministri i Shëndetësisë duket se e ka kthyer në modë lëshimin e urdhrave për vartësit e tij cdo javë. Vetëm në një periudhë prej tre javësh nga Ministria e Shëndetësisë kanë dalë më shumë se 4 deklarata në formë urdhri për të gjithë mjekët apo shefat e shërbimit. Por në lidhje me këto deklarata apo urdhërime të ministrit Vasili vetë mjekët e Qendrës Spitalore Universitare
Nënë Tereza deklarojnë se urdhërimet e ministrit çdo javë janë kthyer pothuajse në një makth të vërtetë për punonjësit e shëndetësisë dhe se tashmë sa herë që vjen fundjava ata e dinë se ministria do të jetë duke lëshuar nga një urdhër të ri. Disa prej mjekëve të QSUT-së deklarojnë nën zë se në përgjithësi daljet e ministrit janë më shumë mediatike e i shërbejnë më shumë mediave sesa vetë stafit mjekësor apo pacientëve të shtruar në spital. Sipas mjekëve ata i kundërshtojnë një pjesë të urdhrave të dhëna nga Ministri Vasili sepse ato nuk janë të bazuara në sistemin e duhur shëndetësor dhe në shumicën e rasteve cënojnë të drejtat themelore të vetë pacientëve dhe mjekëve. Por disa mjekë e shefa shërbimesh i shpërfillin urdhërat e ministrit duke thënë se në njëfarë mënyrë ai do ti bëjë presion profesional mjekëve me daljet e shpeshta në media. Në lidhje me urdhrin e dhënë dy ditë më parë drejtoria e QSUT-së duket se nuk është njohur mjaftueshëm pasi në të gjitha pavijonet nuk gjendet asnjë njoftim ku deklarohet urdhri më i fundit i Ministrit Vasili se janë mbi 300 barna të cilat jepen ne spitale për pacientet, dhe që do të vazhdojnë të jepen për ata vetëm me një recetë të firmosur, nga shefat e shërbimeve. Pacientet, sipas kreut te Shendetesise Petrit Vasili, do ti gjejnë barnat në spital dhe nuk do të drejtohen me në farmaci jashtë tyre. Kjo gjë do të zbatohet që nga dita e martë, pas një urdhri të firmosur nga ministri i Shëndetësisë. Në lidhje me këtë vetë kreu i Shëndetësisë ka pranuar se janë konstatuar edhe abuzime me dhënien e recetave mjekësore. "Në jo pak raste ka një abuzim në sugjerimin e barnave për tu blerë ne rrjetin e hapur farmaceutik, shpesh herë të panevojshëm e shpesh herë për qëllime klientelizmi të vogël ka deklaruar Vasili ditën e djeshme. Sipas tij kërkohet blerja e një bari jashtë spitalit. Kjo nuk mund të bëhet nga një mjek i vetëm, i cili sugjeron blerjen e barit jashtë, po kjo do ti nënshtrohet gjithmonë miratimit të shefave të shërbimit. Në rast se shefat nuk do të firmosin, apo do të konstatohen receta pa firmën e tyre, Vasili premton masa administrative, deri në largim nga puna. Ky urdhër vjen pas një sërë ankesash nga ana e qytetareve, të cilët në jo pak raste, detyrohen të blejnë barna jashtë spitalit.Urdhri i fundit, Për lëshimin e recetave kur sugjerohen medikamente që nuk janë pjesë e listës së barnave të aprovuara për përdorim spitalor Mbështetur në pikën 4, të nenin 102, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjin nr. 10107, datë 30.03.2009 Për Kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, me qëllim mjekimin sa më bashkëkohor tek të sëmurët të shtruar në spital në njëfarë mënyrë sjell edhe konfuzitet tek vetë pacientët pasi sipas tyre në shumicën e rasteve janë vetë mjekët dhe infermieret që ju pohojnë se mungojnë një pjesë e madhe e medikamenteve në spitale. Në raste të domosdoshme të sugjerimit për blerje të medikamenteve që nuk janë pjesë e listës së barnave të aprovuara për përdorim spitalor, për personat e shtruar në spital, ndalohet lëshimi i recetës për të blerë medikamente në rrjetin e hapur farmaceutik, pa firmën e shefit të shërbimit. Receta për blerjen e medikamenteve jashtë listës së barnave të aprovuar për përdorim spitalor, do të lëshohet vetëm për raste që kanë indikacion absolut për mjekimin e pacientit. Receta do të lëshohet duke përshkruar principin aktiv të medikamentit. Për personelit mjekësor, ndalohet orientimi drejt farmacive të selektuara për blerje të medikamenteve. Ngarkohen Drejtoritë e Spitaleve dhe Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, për kontrollin e zbatimit të këtij urdhri. Për mos zbatim të urdhrit, do të ndërmerren masa administrative, deri në largim nga puna.
Arta AGOLLI
Last Updated on E Marte, 06 Prill 2010 20:32