Urdhri: Mësuesit 5 orë konsultime në javë për nxënësit
03/11/2009 Norma javore e orëve mësimore
Mësuesit e shkollave të mesme dhe atij të detyruar do të japin përveç orëve mësimore edhe konsultime pa pagesë në shkolla për nxënësit. Urdhri më i fundit i ndërmarrë nga Ministria e Arsimit parashikon që sipas një plani të caktuar që do të hartohet nga vetë shkolla mësuesit të japin çdo ditë edhe një orë konsultime për të gjitha mangësitë apo problemet që do të shfaqin nxënësit. Tashmë ky urdhër pritet të dorëzohet në të gjitha drejtoritë arsimore të vendit, të cilat më pas do ta shpërndajnë nëpër shkolla. Specialistët hartues kanë pohuar se ky urdhër nuk e ngarkon normën mësimore të mësuesve dhe, nga ana tjetër, ndihmon nxënësit që të plotësojnë boshllëqet e tyre në shkollë pa u dashur që të ndjekin kurset private. Ky rregull do të vlejë për të gjitha lëndët mësimore. Ndërkohë synon të plotësojë edhe normën mësimore që mësuesi duhet të përmbushë gjatë javës, ku sipas ligjit përcaktohet se duhet të plotësojë normën prej 40 orësh. Duke përfshirë edhe 5 orët e konsultimeve që mësuesi do të japë gjatë gjithë javës, plotësohet edhe kjo normë e orëve mësimore. Nga ky rregull i ri, që pritet të mbërrijë brenda javës në zyrat e drejtorëve të shkollave, nuk përjashtohen as mësuesit e fizkulturës, të cilët duhet të përfshijnë nxënësit në aktivitete sportive. Përkundrejt shqetësimit të ngritur mbi mungesën e kapaciteteve dhe ambienteve në shkolla për të përballuar këto orë shtesë, kreu i Ministrisë së Arsimit, Myqerem Tafaj, ka pohuar gjatë ditës së djeshme se dhe ky problem do të zgjidhet së shpejti. Ndërkohë ka lënë të nënkuptohet se ky urdhër do të zbatohet në të gjitha shkollat e mesme dhe ato 9-vjeçare në vend, duke filluar që nga java e ardhshme. Gjithashtu mungesa e ambienteve është parë si fenomen shqetësues edhe nga mësuesit e arsimit të detyruar, të cilët kanë marrë përsipër përgatitjen e klasave parashkollore. Pilotimi i kësaj nisme në disa shkolla për përgatitjen e fëmijëve 5-vjeçarë për klasën e parë pengohet nga mungesa e ambienteve përballë fluksit të lartë të kërkesave që kanë prindërit për këtë cikël mësimor.