34-vjeçaria denoncon, policia nxjerr urdhër për mbrojtje
03/11/2009 Keqtrajtohej nga ish-burri
TIRANE- Megjithëse kishte disa muaj që i kishte dhënë fund martesës me burrin e saj, një 34-vjeçare nga Tirana s’ka mundur të shpëtojë nga dhuna fizike dhe psikologjike e ish-bashkëshortit. Një fakt i tillë është bërë me dije, kur ditën e djeshme në ambientet e Drejtorisë së Policisë qarkut Tiranë, ka kryer denoncim shtetasja Flutura. U., i cila i ka kërkuar ndihmë uniformave blu pasi, ish-burri i saj shtetasi Bashkim U. e keqtrajton. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonën e Kamzës, ku çifti prej disa vitesh jetonte, por kohët e fundit si pasojë e marrëdhënieve jo të mira, ata ishin ndarë. Mirëpo edhe pas prishjes së kurorës, 34-vjeçaria nuk i ka shpëtuar “dajakut” të burrit, i cili për t’u hakmarrë i bënte presion psikologjik, disa herë edhe e dhunonte fizikisht. E ndodhur në këto kushte Flutura. U. ka vendosur t’i drejtohet për ndihmë policisë së shtetit. Pasi janë njohur me denoncimin e të dëmtuarës, efektivat e policisë kanë shoqëruar në komisariat personin e denoncuar, i cili përpara oficerëve ka dhënë shpjegime mbi rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë që në pyetje është marrë edhe e dëmtuara, e cila ka akuzuar drejtpërdrejt ish-bashkëshortin për dhunë fizike dhe psikologjike. Të ndodhur në këtë situatë, efektivat e policisë kanë plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për dhunën në familje, ndaj 34-vjeçares të dëmtuar.