Meta: Qeveria e angazhuar në promovimin e turizmit
03/11/2009 Turizmi shqiptar
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta ka deklaruar gjatë ceremonisë së çeljes së vitit të ri akademik tek Universiteti Evropian i Turizmit se zhvillimi i turizmit mbetet një nga përparësitë e qeverisë në katër vjetët e ardhshëm. Sipas tij, zhvillimi i vendit nuk mund të kuptohet pa zhvillimin e turizmit. “Ne jemi të bekuar për vlerat e rralla turistike që ofron natyra shqiptare, por njëkohësisht jemi të vetëdijshëm se nuk jemi aq mirënjohës ndaj natyrës për këto bukuri përrallore që na ka dhuruar”, - ka thënë numri dy i qeverisë. Ai ka nënvizuar se për qeverinë prioritet mbetet mbrojtja e mjedisit, si një kusht themelor për zhvillimin e turizmit. “Mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit janë vendimtare për të zhvilluar një turizëm të qëndrueshëm, konkurrues dhe afatgjatë”, - ka thënë ai. Shefi i diplomacisë ka thënë se në frymën e promovimit të vlerave turistike dhe bërjes së tyre të njohura jashtë vendit tonë MPJ-ja së fundi ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Agjencinë Kombëtare të Turizmit për të qenë katalizator i një stadi të ri dhe një angazhimi integral më dinamik të diplomacisë shqiptare. “Ne jemi të bindur se Shqipëria sot ka bërë shumë progres në fushën e turizmit, por jemi ende shumë larg për të pritur flukse shumë të mëdha për sa i takon turizmit, si në drejtim të kapaciteteve turistike, ashtu dhe në drejtim të përgatitjes së stafeve të shërbimit”, - tha Meta. Ai tha se do t’u krijohet mundësia qytetarëve të vendeve që pothuajse nuk kanë det.