E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore perurohet shtatorja e Ismail Qemalit

Në kuadër të festimeve të 100 vjetorit që po zhvillohen sot në qytetin e Vlorës, ish-ambasadori amerikan në vendin tonë Xhon Uithers, akademiku Rexhep Qosja dhe shkrimtari Ismail Kadare janë shpallur “Qytetar Nderi” të këtij qyteti.
Në fjalën e tij ish-ambasadori amerikan shprehu mirënjohjen më të madhe për titullin dhe shprehu bindjen se Shqipëria do të përmbushë vizionin e saj.

“Shqipëria ka demokraci të konsoliduar. Kam besim te Shqipëria e shqiptarët. Shqipëria ka një vizion të ri dhe do të përmbushë vizionin e saj”- theksoi ish-ambasadori.

Nga ana e tij, akademiku Qosja është shprehur i privilegjuar që ka marrë titullin “Qytetar nderi” i Vlorës ndërsa shtoi se Vlora ka pasur rolin kryesor në historinë e vendit.
“Ndihem i privilegjuar për nderimin që më bëhet duke qënë i shpallur “Qytetar Nderi” i Vlorës në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë. Vlora ka pasur rolin kryesor në histori. Këtë rol historik Vlorës nuk do t`ia marr askush pasi këtë rol Vlorës ia ka dhuruar historia dhe gjeografia” –tha Qosja.

Në ceremoni ka munguar shkrimtari Ismail Kadare,ndërkohë që kanë marrë pjesë kryetari i PS-së Edi Rama, deputetë dhe personalitete të ndryshme të vendit.

Vendimi për shpalljen e “Qytetar nderi” për ish-ambasadorin Uidher dhe akademikun Qosja, u mudësua pas propozimit të Bashkisë Vlorë dhe miratimit në Këshillin Bashkiak të qytetit ku 100 vjet më parë u shpall pavarësia e Shqipërisë.

Vlorë, përurohet shtatorja e Ismail Qemalit Pas ceremonisë së nderimit të këtyre figurave, po në Vlorë u përurua shtatorja e Ismail Qemalit. Shtatorja e arkitektit të Pavarësisë është ngritur në sheshin përpara godinës së universitetit që mban të njëjtin emër. Në këtë ceremoni moren pjesë, ish-ambasadori Uithers, akadameku Qosja, kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, kreu i PS-së, Edi Rama.  Rama dhe Gjika perfituan qe edhe ne kete eveniment te sulmonin qeverine per menyren se si po organizojne festen e Pavaresise. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›