E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pierce Brosnan në zi, vajza e tij vdes nga kanceri

Kohë të vështira është duke kaluar aktori i famshëm Pierce Brosnan, pas vdekjes së vajzës së tij Charlotte, në moshën 42 vjecare, për shkak të kancerit. 

Vajza vdiq të premten në shtëpinë e saj në Londër, nga e njëjta sëmundje, që shkaktoi vdekjen e nënës së saj 43 vjecare, 22 vjet më parë. 

Charlotte ishte e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. 

Ajo bëri një luftë të ashpër për 3 vjet me kancerin në qafën e mitrës. Për fat të keq, megjithatë, e humbi betejën për jetën, duke zhytur në zi njerëzit e saj të dashur.
(Në foto aktori me vajzën e tij Charlotte)

(an.jole/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›