Kucove, përçahet dega e PS, akuza për Ramën e Braçen
Një pjesë e socialistëve kuçovarë ja etiketojnë humbjen e zgjedhjeve deputetit Erion Braçe, dhe për këtë humbje kërkojnë shpjegime nga kryetari i socialistëve, Edi Rama.
KUÇOVË- Do të mjaftonte mospërfshirja e ish-deputetit socialist, Pilo Kerri në listat e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Beratit, që mes socialistëve të Kuçovës të nisin mëritë e para ndaj kryesisë dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama. Por, rezultatet e zgjedhjeve ku për herë të parë Kuçova do të përfaqësohet nga vetëm një deputet do të thellonin dhe më tepër këto pakënaqësi të socialistëve kuçovarë, të cilët tashmë janë të ndarë në dy qëndrime, por dhe kundër kryetarit të tyre, Edi Rama. Dhe në prag të kongresit të socialistëve, majtistët e Kuçovës dalin me deklarata të ndryshme duke treguar më së mirë përçarjen e tyre, gjë që për PS-së do të thotë humbjen e përkrahjes në të ashtuquajturin bastionin e saj. Në fakt, çarja e elektoratit të majtë në Kuçovë u vu re që gjatë fushatës së zgjedhjeve të qershorit, kur kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Artur Kurti që përfaqëson të majtën, doli hapur kundër kandidatit të kësaj partie në këtë bashki dhe mbështeti kandidimin e kandidatit Pilo Kerri, që u vendos në listat e G99. Por, tashmë përçarja ka përparuar, pasi një pjesë e socialistëve kuçovarë ja etiketojnë humbjen e zgjedhjeve deputetit Erion Braçe, dhe për këtë humbje kërkojnë shpjegime nga kryetari i socialistëve, Edi Rama. Ditët e fundit, disa prej socialistëve si Josif Xhako, Fatmir Iljazaj, dhe Lili Kumaraku, emra të njohur për kryesinë e degës, kanë pranuar të shprehen dhe në media se përgjegjësia e humbjes së zgjedhjeve lidhet me deputetin e këtij qarku, Erion Braçe.
(s.g/BalkanWeb)