Urdhri i ri i Vasilit, operacionet shpërndahen mes midis mjekëve me planifikim
ditën e djeshme nga zëdhënësja për shtyp e Ministrisë së Shëndetësisë Alisa Demollari, ditën e djeshme. Sipas urdhrit më të ri të Ministrit Vasili kjo transparencë mundëson eliminimin e çdo lloj pakënaqësie apo përpjekjeje për veprime korruptive duke bërë të qartë për këdo se kush do ta kryej operacionin dhe kohën kur operacioni do të kryhet. Drejtorët e spitaleve dhe shefat e shërbimeve do ta ndjekin me rigorozitet zbatimin e përpiktë të këtij urdhri si dhe do të trajtojnë me përparësi çdo ankesë të qytetarëve lidhur me shërbimin dhe ndërhyrjet kirurgjikale", beri të ditur Alisa Demollari. Sipas saj, Ministria e Shëndetësisë e cilësoi si shumë të rëndësishme marrëdhënien mjek-pacient dhe rëndësinë e këtij bashkëpunimi për një trajtim cilësor dhe të shpejt të sëmundjeve. Sipas saj, Ministria e Shëndetësisë është e vendosur për të luftuar korrupsionin dhe për të bërë transparencën e komunikimit me qytetarët. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka firmosur kështu ditën e djeshme urdhrin më të fundit të ndërhyrjeve kirurgjikale, që parashikon përgatitjen që më parë dhe afishimin e listës së operacioneve, si dhe shpërndarjen e operacioneve në mënyrë proporcionale. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Alisa Demollari e cila theksoi se urdhri do të hyjë në fuqi prej ditës së djeshme dhe do të bëjë të mundur eliminimin e përqendrimit abuziv të operacioneve në pak duar. Që nga dita e sotme e në vijim, lista e operacioneve kirurgjikale të planifikuara më parë do të përgatitet e më pas do të afishohet në mënyrë të dukshme për pacientët dhe njëkohësisht për familjarët e tyre. Shpërndarja e operacioneve do të bëhet në mënyrë proporcionale duke aktivizuar të gjithë kirurgët që shërbejnë në repartet e kirurgjisë dhe duke eliminuar kësisoj, përqendrimin e panevojshëm dhe abuziv të operacioneve kirurgjikale në pak duar, theksoi Demollari në një komunikim për mediat. Vetëm gjatë këtij viti, Vasili ka nxjerrë një sërë urdhrash të cilat në të shumtën e rasteve nuk janë zbatuar por janë lakuar vetëm ditët e para pas publikimit të tyre e më pas janë harruar nga mjekët e nga infermierët në spital.