Kuvendi miraton në unanimitet rritjen e akcizës për 55 produkte
Kuvendi i Shqipërisë miraton me 72 vota pro rritja e akcizës për 55 produkte që janë treg dhe të ardhurat që pritet të shtohen në buxhetin e shtetit nga këto ndryshime në total kanë efektet pozitive vjetore rreth 4 miliardë lekë. Sipas draftit të hartuar nga
Ministria e Financave, i cili u kthye tashmë në ligj ndryshimin e akcizës pritet të rritsh të ardhurat në buxhetin e shtetit me rreth 4 miliardë lekë Në ligji, është parashikuar të trajtohen si mallra me akcizë edhe disa mallra të tjera që kanë ndikim mjedisor si ambalazhet e plastikës, qelqit, gomat dhe artikujt e saj etj.
Ambalazhet
Parashikohet që ambalazhi plastik i ri i mallrave do të jetë 100 lekë/kg, ambalazhet e reja të qelqit 10 lekë/kg, ambalazhi plastik i përdorur i mallrave, 200 lekë/kg dhe ambalazhet e përdorura të qelqit 20 lekë/kg. Ndryshime parashikon dhe në akcizën e gomave të reja e cila do të sjellë efekte financiare në masën 80 milionë lekë. 17,5 milionë lekë do të jenë të ardhurat që do përfitohen nga akciza e gomave të riveshura ndërsa nga gomat e përdorura 300 milionë lekë. Do të vendoset akcizë dhe për naftën virgine në masën 70 lekë/litri dhe për karburantet tip vajguri në masën 20 lekë/litri. Ndërkohë që është rritur shkalla tatimore për vajrat e rënda si lëndë djegëse si psh solari, mazut nga 13 lekë/kg në 20 lekë/kg. Akciza për hidrokarburet aciklike dhe ciklike rritet nga 5 lekë/kg në 37 lekë/kg. Nga ana tjetër është propozuar që të hiqen mallrat e parfumerisë dhe kozmetikës si produkte akcize si dhe llambat. Efekti negativ i heqjes së këtyre produkteve kozmetike parashikohet të jetë 44 milionë lekë ndërsa nga llambat 17 milionë lekë. Është propozuar gjithashtu një ndryshim në pikën 2 të nenit 24 të projektligjit ku të parashikohet e drejta e ministrit të Financave për të përcaktuar me udhëzim, detyrimin e vendosjes së çmimit të shitjes me pakicë të produkteve në pullën e akcizës. Drafti i ri parashikon rritjen e masës së gjobës për ata persona që tregtojnë mallrat e akcizës pa pullë.
Ndryshimet në ligj
Propozohet që në pikën 2 të nenit 24 të shtohet e drejta e ministrit të Financave për të përcaktuar me udhëzim, detyrimin e vendosjes së çmimit të shitjes me pakicë të produktit me pullën e akcizës. Vendosja e çmimit të shitjes me pakicë në pullën e akcizës të bëhet siç vendoset aktualisht me çmimet e barnat apo karburantet, që publikohen në pikat e tregtimit si një mënyrë për të shmangur rritjen e çmimeve dhe mosabuzimin nga tregtarët e pakicës. Ndërkohë që pika 1 e nenit 49 të ligjit përcakton çdo mall akcize për të cilin kërkohet pajisja me pulla akcizë dhe sipas dispozitave të nenit 25 të këtij ligji kur një mall i tillë ofrohet për shitje në çfarë do lloj mënyrë tjetër pa qenë i pajisur me pullë, konfiskohet dhe personi që e zotëron mallrat e akcizës dënohet dënohet në përputhje me dispozitat e nenit 44 të këtij ligji. Në pikën 2 të nenit 49 përcaktohet se kur mallrat e akcizës për të cilët kërkohet pajisja me pullë gjenden pa pulla pavarësisht nëse është paguar akciza konfiskohen dhe pronari i mjedisit gjobitet në vlerën sa dyfishi i vlerës së tregut të marrave të gjetura pa pulla
Mallrat e akcizës
Prodhues dhe importues të mallrave të akcizës kur këto gjenden pa pullë në magazina ofrohen për shitje apo tregtohen. Ndërsa tregtarët që janë subjekt i TVSH dhe tatim fitimi, kur mallrat e akcizës tregtohen pa pullë ndëshkohen. Tregtarët që janë subjekt i ligjit për taksën vendore të biznesit të vogël dhe mallrat e akcizës tregtohen pa pullë do të gjobiten.
Efektet financiare në të ardhurat vjetore
Për naftën virgina 2. 1 miliardë lekë
Për karburantet tip vajguri 6. 8 milion lekë.
Për vajrat e rënda si lëndë djegëse 2.1 miliardë lekë
Për hidrokarburet aciklike dhe ciklike 841 milion lekë
DUHANI
Puro dhe cigarillos 2 500 lekë për litër
Cigare që përmbajnë duhan 50 lekë paketa
Puro dhe cigare me zëvendësuesit e duhanit 2 240 lekë për litër
Duhan tjetër i përpunuar 1 500 lekë për kilogram
NËNPRODUKTE TE NAFTËS
Naftë virgine 50 lekë për litër
Vajra të lehta 37 lekë për litër
Benzinë me plumb 50 lekë për litër
Vajguri 20 lekë për litër
Karburant tip vajguri 20 lekë për litër
Vajra të rënda 37 lekë për litër
Ornela Manjani