E Diel, 1 Nëntor 2026

Urgjenca e Tiranës, fluks vizitash, Tavo inspekton

Për shkak se temperaturat e larta të gushtit stimulojnë virozat e stinës si dhe infeksionet Gastrointestinal , Ministri i Shëndetësisë inspektoi urgjencën e Tiranës për të parë punën e bluzave të bardha.

Në këtë urgjencë ka patur një fluks pacientësh, kryesisht fëmijë dhe të moshuar, por që sipas Ministrit janë përballuar me sukses nga ana e mjekëve ne kete shërbim. Duke vlerësuar gadishmërinë e mjekëve dhe infermierëve, Ministri Tavo tha se puna e mjekëve është e koordinuar mirë për mos neglizhuar rastet e pacientëve.
 

Kreu i shëndetësisë nuk ka evidentuar probleme apo neglizhinca te mjekëve, duke dhënë shembullin se Urgjenca e Tiranës po bën një punë të mirë përgjatë këtij sezoni. Kjo për të rritur edhe besimin tek qytetarët se në Urgjencat e Tiranës po ashtu edhe në urgjencat e spitaleve rajonale shërbimi është po aq profesional sa ai i QSUT, me qëllim shmangien e fluskit në urgjencën QSUT.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›