Rama “sfidon” Berishën: Unë pa imunitet, vërteto akuzat

Kreu i PS-së i drejton gjoksin qeverisë menjëherë pas akuzave të selisë së PD, duke i bërë propozim publik Kryeministrit Berisha “ja ku jam une pa imunitet,verteto nje akuze te vetme ne mijera qe ke bere ndaj meje”.
Në rrjetin social twitter Rama shprehet se kjo qeveri vazhdon të tallet me shqiptaret, ndërsa shton se “asnjë vend normal s`do e pranonte nje dite te vetme per Kryeministër një shpifes qe cdo dite ngre akuza ne hava ndaj opozites dhe s`verteton dot asnje”.
“Asnje prove nuk ka KM as per tere ate lume akuzash ndaj deputeteve te PS qe vijne nga bota e sipermarrjes!Imuniteti s`ka lidhje ne kete mes” shkruan Rama.
Më herët PD, duke ju referuar deklaratave të deputetit socialist Pandeli Majko, tha se zoti. Majko pohoi publikisht dhe haptas se është frika e z. Rama dhe deputetëve socialistë nga drejtësia, ligji dhe zbatimi i tij, shkaku themelor i bllokimit nga ana e tyre e heqjes së imunitetit dhe të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.