E Diel, 1 Nëntor 2026

Urgjencat, 50 mjekë certifikohen nga italianët

Certifikohen për rikualifikim profesional rreth 50 mjekë të shërbimit të urgjencave. Ekipe mjekësh të specializuar dhe drejtues të shëndetësisë nga rajoni i Piemontes, Itali, prej afro një muaji kanë ofruar teoritë dhe praktikat më të mira të kësaj fushe. Një pjesë e këtij trajnimi u realizua në shtetin fqinj, ku mjekët tanë të shërbimeve të ndryshme të urgjencave patën mundësinë të njihen me praktikat më të mira profesionale. Trajnimi i mjekëve të urgjencave vjen në kuadër të reformimit të këtij shërbimi.

Pak kohë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka deklaruar se kanë nisur projektet për përmirësimin e infrastrukturës, plotësimin me aparatura dhe pajisje të nevojshme në të gjitha njësitë e urgjencave, dhe shërbimi parësor. Gjithashtu, Godo ka bërë të ditur se në Fakultetin e Mjekësisë në UT do të hapet një degë e re për përgatitjen e mjekëve të urgjencës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›